Bilanci i ri: 2470 raste të reja, por janë më pak se dje. 349 të vdekur vetëm sot, 2749 (+414) të shëruar
Në Itali sot janë regjistruar 2470 raste të reja, më pak sesa baza mesatare ditore që ishte 2.853. Në total janë 23.073 të sëmurë me koronavirus. Ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit ka vajtur në 27.980.
Sipas Borrellit, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 349 viktima më shumë duke e çuar në mbi 2158 numrin në total.
Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19. Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus.
I vetmi rajon ku nuk ka asnjë viktimë me koronavirus është ai i Baziliaktës ku janë regjistruar 12 persona të infektuar.