Kryeministri Boris Johnson u kërkoi sot të gjithë britanikëve që të ndalojnë çdo aktivitet social të panevojshëm dhe të mos kenë kontakte të panevojshme me të tjerët.
Kryeministri britanik paralajmëroi se koronavirusi është tani në një fazë përhapjeje të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe është koha për të ndërmarrë veprime radikale për ta ndalur virusin e ri.
Gjithashtu, ai tha se kushdo që ka në shtëpi dikë që tregon simptomat e koronavirusit, duhet të izolohet.
“Duhet të shmanget çdo kontakt i panevojshëm. Shmangni restorantet, baret, kinematë dhe udhëtimet, ndërkohë që do të ndalohen grumbullimet masive”, tha Johnson.
Sipas Johnson, masat do të zgjasin deri në 12 javë.