Horoskopi Horoskopi, e martë 17 mars 2020

Horoskopi, e martë 17 mars 2020

Dashi

E dini se çfarë doni nga jeta, kështu që pse të mos guxoni. Ndoshta kjo ndodh për shkak se doni shumë dhe dyshoni nëse ëndrra juaj do të bëhet realitet. Megjithatë duhet të keni besim në vete dhe të veproni si të ishit të sigurtë se asgjë nuk do të dështonte.

Demi

Ndonjëherë mund të jeni tejet të relaksuar dhe duket se mund të kaloni një sërë situatash të vështira, pa u menduar. Kjo gjë është gabuar! Situata është e rëndë dhe ju duhet ta merrni seriozisht.

Binjakët

Ndiqni instinktin tuaj në ditët në vijim dhe mos reshtni së pyeturi veten nëse ajo që po bëni është e duhur apo nëse po e bëni mirë. Çelësi i suksesit është veprimi, kështu që gradojeni mendjen dhe koordinoni çdo lëvizje.

Gaforrja

Gradualisht dielli po afrohet në shenjën tuaj, ndaj duhet të mendoni më shumë për punën dhe karrierën. A jeni të kënaqur mendërisht, emocionalisht dhe financiarisht? Nëse jo, është i domosdoshëm një ndryshim i madh.

Luani

Mbajini sytë dhe veshët hapur dhe krijoni lidhje mes asaj që po ndodh në botë përgjithësisht dhe asaj që po ndodh në çështjet tuaja personale. Zbuloni se si mund ta shfrytëzoni një informacion të tillë.

Virgjëresha

Pas disa ditësh, Dielli do të spostohet dhe ju do të keni nevojë që të përmirësoni financat tuaja. Megjithatë gjatë kësaj të marte do të jetë e nevojshme që të përqendroheni në një lidhje e cila ka qenë në krizë kohëve të fundit.

Peshorja

Duhet të sforcoheni disi për të parë se çfarë po ndodh nga pikëpamja e një njeriu tjetër. Kur të kuptosh se çfarë po ndodh, do të kuptosh edhe se pse janë sjellë në mënyrë të tillë kohëve të fundit dhe do të ndiheni më qetë.

Akrepi

Do ju duhet që të përballeni me disa dyshime, por planetet ju paralajmërojnë se nuk është një ide e mirë. Bëni mirë që të mbani mendimet tuaja për veten momentalisht, pasi brenda fundit të javës do të kuptoni se keni gabuar totalisht.

Shigjetari

Do e keni shumë të lehtë të orientoheni dhe kjo gjë do ua thjeshtojë gjërat. Megjithatë bëhet fjalë për një fazë kalimtar. Jeni duke hyrë në një periudhë shumë të kënaqshme dhe produktive.

Bricjapi

Nëse dikush me të cilin jetoni ose punoni, sfidon dëshirat tuaja mos u mërzisni. Mund të jetë një arsye shumë e mirë, se pse nuk ndiheni në gjendje të bëni atë që po kërkoni, kështu që rrini të qetë dhe flini me personin që ju pengon.

Ujori

Ngushtimet të cilatdo lloji qofshin, edhe financiare, ju kanë mbajtur peng për një kohë të gjatë. Por tashmë asaj faze po i vjen fundi dhe brenda pak ditësh do të ndjeni lirinë që duket se e kishit humbur.

Peshqit

Mërkuri, planeti i mendjes, gjatë kësaj dite do të kthehet në shenjën tuaj dhe do ju bëjë që të kuptoni menjëherë gjërat që më parë i kishit të turbullta. Sapo të kuptoni se çfarë po ndodh, duhet të siguroheni që edhe të tjerët ta shohin.