Amerikanët në të gjithë vendin, janë rreshtuar në radha të gjata pritje përpara dyqaneve dhe kanë nisur të blejnë armë nën kosto, të nxitur nga paniku i koronavirusit.
Shtetet më të prekura nga virusi Covid-19 si Kalifornia, Nju Jorku dhe Uashingtoni kanë qenë vendet të cilat kanë rendur në turmë për të blerë armë nën kosto.
Disa blerës kanë pohuar se iu nevojiten armët për të mbrojtur familjet e tyre nga plaçkitësit në rast se mbarojnë ushqimet ose pajisje të tjera.
Të tjerë mendojnë se qeveria, nën kushtet e emergjencës, mund të kufizojë të drejtën e tyre për të blerë një armë, ndërsa disa amerikano-aziatikë janë duke blerë armë për vetëmbrojtje, në rast të një sulmi të mundshëm racist.
Radha të gjata paraqiten përpara dyqanit të armëve Martin. B. Retting në Culver City, Kaliforni. Një numër i madh blerësish është parë edhe përpara dyqanit “Bota e Armëve” në Burbank.