Sport Kampionati Europian shtyhet për vitin 2021

Kampionati Europian shtyhet për vitin 2021

Kampionati Europian i programuar për t’u zhvilluar këtë verë do të shtyhet për vitin 2021, për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi Federata Norvegjeze e Futbollit.

UEFA pritet të zyrtarizojë vendimin, pasi drejtuesit e saj po mbajnë një video konferencë, ku janë përfshirë edhe aktorët kryesorë që merren me organizimin e këtij eventi.

Federata Norvegjeze thotë se vendimi është marrë për të shturë turneun në periudhën 11 qershor-11 korrik të vitit të ardhshëm.

Europiani duhet të zhvillohej në 12 qershor-12 korrik të këtij viti, në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Europën, që tashmë është shpallur epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Shtyrja e kompeticionit u jep mundësi kampionateve të ndryshëm vendas që të përfundojnë sezonin.