Ushqimi më qumësht gjiri deri më sot nuk është konstatuar si i rrezikuar ndaj koronavirusit.
“Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë që nëna të ketë transmetuar virusin nëpërmjet qumështit të gjirit“, kjo ka qenë deklarata e Presidentit të Unicef në Itali Francesko Samengo.
Presidenti i Unicef ka falenderuar të gjithë mjekët, infermierët, operatorët, virologët e të gjitha ata që janë angazhuar në luftën kundër Covid-19. “Lindja sot në kohën e pandemisë, nuk është e lehtë, por jep mundësinë të vlerësojmë se sa e rëndësishme dhe i çmuar është qumështi i gjirit për fëmijët”, ka shtuar Samengo sipas Ansa-s.