Extra Interneti nuk mund të na shpëtojë nga vetmia në kohë pandemie

Interneti nuk mund të na shpëtojë nga vetmia në kohë pandemie

Nga Christopher Mims

Kam punuar në distancë për pjesën më të madhe të jetës sime profesionale dhe e di se sa e vetmuar është kjo gjë.

Të gjithë ne e kuptojmë se interneti nuk është një kurë për vetminë dhe ka hulumtime që e mbështesin intuitën tonë. Njerëzit që kalojmë më shumë kohë në internet janë më pak të lumtur. Vetmia nga ana tjetër është një rrezik aktual për shëndetin tonë, madje është më e rrezikshme se mbipesha dhe pothuajse aq vdekjeprurëse sa konsumimi i duhanit.

Por çfarë duhet të bëjmë kur komunikimi me anë të internetit është opsioni ynë i vetëm?

Me daljen e papritur të koronavirusit, na është thënë se të shmangim njerëzit e tjerë është shumë e rrezikshme dhe nëse nuk e bëjmë këtë gjë për veten duhet ta bëjmë për njerëzit që duam. Jeta e miliona njerëzve është zhytur në idenë e “distancimit shoqëror”. Papritur puna, studimet, madje edhe komunikimi me miqtë i kemi në distancë. E vetmja mundësi që kanë është të komunikojnë në distancë.

Duke supozuar se komunikimi joverbal është gjithmonë më e mirë, psikologët kanë studiuar se sa i rëndësishëm është komunikimi me shoqërinë apo personat e tjerë që nuk janë pjesëtarët e familjes. Kjo qasje është e rëndësishme për njerëzit sado studime të kryhen, të gjithë janë të interesuar për të komunikuar në natyrë, në një kafene. Padyshim që gjatë këtyre ditëve keni hapur çdo rrjet social për të komunikuar me njerëzit tuaj, por a e keni menduar si jeni ndjerë? A nuk ju shtyn ky komunikim të flisni vetëm për pandeminë?

Në vitin 1956, sociologët Donald Horton dhe Richard Wohl krijuan fazën “bashkëveprim parazocial”. Një ide që karakterizonte lidhjet emocionale që miliona njerëz kishin zhvilluar, me interpretues dhe personalitete të ndryshme që nga shtëpitë e tyre. E quajtur ndryshe “intimitet në distancë”, ishte i mrekullueshëm sepse në të gjithë historinë njerëzore, askush nuk e dinte se çdo të thoshte ndërveprimi social. Por ekspertët në atë kohë deklaruan se problemi i këtyre marrëdhënieve virtuale ishte sepse qëndrimi ulur në shtëpi duke parë televizor nuk ka të njëjtat përfitime si shoqërimi me njerëzit e vërtetë. Tashmë në kohën tonë të gjitha marrëdhëniet, madje edhe me njerëzit që i njohim, kanë filluar të bëhen parazocialë (komunikimi vetëm nga interneti).

Por kjo periudhë është ndryshe nga çdo kohë tjetër që kemi qëndruar në shtëpi. Në këtë kohë internetin dhe komunikimin me ata që duam e kemi pasur thelbesore, por kjo nuk na ka bërë të ndjehemi më të qetë, për vetë faktin se gjatë gjithë kohës mendojmë arsyen se pse nuk po i takojmë njerëzit tanë.

Me rrjetet sociale, truri ynë krijon iluzionin se ne po marrim pjesë në jetën e miqve tanë, ashtu si prindërit tanë instinktivisht, marrin pjesë në jetën tonë, por komunikimi përmes internetit nuk është shumë i besueshëm. Ekspertët thonë se “antihelmi” i kësaj periudhë do të jetë shoqërimi me njerëzit, shëtitjet, komunikimi nga afër me personat, por deri sa të vijë ajo kohë duhet të jetojmë siç kanë bërë gjyshërit tanë më parë, të mbijetojmë edhe me internetin që disa herë nuk na ndihmon, por edhe të shijojmë lirinë për një kohë të shkurtër nga “pushtimi social”.

*Christopher Mims është analist social dhe shkruan tema të tilla në The Wall Street Journal.