Nga Frederick Kempe*
Gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, për herë të parë në historinë e NATO-s, aleatët europianë dhe amerikanë nxitën zbatimin e nenit 5 të Aleancës Veriatlantike për mbrojtjen e përbashkët.
Presidenti amerikan Donald Trump mund të kishte marrë vendimin më të rëndësishëm të presidencës së tij këtë javë, nëse do të kishte bërë atë që europianët bënë për Shtetet e Bashkuara atëherë. Por në vend të kësaj ai vendosi të ndalonte udhëtimet drejt Europës. Ajo që ai duhet të bëjë është t’i ofrojë komunitetit transatlantik një deklaratë lufte dhe të aktivizojë Nenin 5 kundër këtij patogjeni vdekjeprurës.
Nëse NATO mund të aktivizojë Nenin 5 për të luftuar një sulm terrorist që ka goditur Shtetet e Bashkuara, përse të mos luftojë COVID-19, i cili deri të premten kishte infektuar më shumë se 28,000 individë dhe kishte vrarë më shumë se 1.800 persona midis aleatëve të NATO-s. Duke pasur parasysh përçarjet e tanishme të komunitetit transatlantike, ekziston nevoja më e madhe tani sesa pas 11 shtatorit për një gjest simbolik uniteti.
Neni 5 parashikon që një sulm ndaj një vendi anëtar, është një sulm ndaj të gjithëve. Europa ka nevojë për SHBA-në , ashtu sic kishin nevojë Shtetet e Bashkuara në vitin 2009, pasi kjo krizë shëndetësore po shndërrohet dita-ditës në një krizë financiare që mund të adresohet shumë më efektivisht përmes masave të koordinuara nga NATO.
Megjithëse askush nuk dëshiron një krizë financiare të dimensioneve të 2008-ës, do të ishte e papërgjegjshme të mos fillonin bisedime midis ekonomive dhe demokracive më të mëdha të botës se cfarë masash duhet të ndërmerren nëse koronavirusi vazhdon të kërcënojë botën.
Përkundrazi, ajo që ndodhi në Europë dhe Shtetet e Bashkuara pasi Trump ndaloi udhëtimet drejt Europës, ishte thellimi i hendekut mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve europianë kur duhet të jenë më të bashkuar se kurrë.
Rezultati ishte një nga përgjigjet më të ashpra të regjistruara ndonjëherë nga liderët e BE-së ndaj një presidenti amerikan. Në një deklaratë të përbashkët e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, theksonte se koronavirusi është një krizë globale dhe kërkon bashkëpunim dhe jo veprim të njëanshëm. Bashkimi Europian nuk e pranon faktin se vendimi i SHBA për të ndaluar udhëtimet u mor në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultime. Bashkimi Europian është duke ndërmarrë masa të ashpra për të kufizuar përhapjen e virusit.
“Kur bëhet fjalë për solidaritetin dhe unitetin, Shtetet e Bashkuara po dështojnë,” shkroi Benjamin Haddad, drejtori i Këshillit Atlantik. “Ditët e fundit kanë treguar gjithashtu se sa të ndara janë vendet europiane ndërmjet tyre. Italia thotë se është lënë e vetme përballë krizës edhe pse është më të goditurat në Europë nga virusi. Në periudhat e mëparshme, Shtetet e Bashkuara kanë qënë aleati i nevojshëm që i mbajtur të gjitha vendet së bashku.
“Tani është koha që NATO të ndërhyjë,” shkroi në Politico, Maurizio Mazzari, përfaqësuesi i përhershëm italian në Bashkimin Europian. “Na duhen veprime urgjente, konkrete dhe efektive”.
Ai deklaroi “asnjë vend i vetëm i BE-së” nuk i ishte përgjigjur thirrjes për të aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për furnizimin me pajisje mjekësor. “Vetëm Kina u përgjigj në mënyrë bilaterale. Sigurisht, kjo nuk është një shenjë e mirë e solidaritetit evropian ”.
Në mënyrë të paimagjinueshme, gazetat italiane shkruanin të gjitha për ndihmën e Pekinit, e cila erdhi në të njëjtën ditë kur Presidenti Trump shpalli ndalimin e udhëtimeve drejt BE.
Një aeroplan që transportonte një ekip mjekësh specialistë me përvojë në fushëbetejë u nis nga Kina për në Itali, epiqendrën europiane të pandemisë. Ai dërgoi në Itali 2 milion maska, 20,0000 kostume mbrojtëse dhe 10,000 ventilatorë.
Një raport në “China Daily” thoshte që falë donacioneve nga njerëzit që jetonin në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, rreth 45,56 kuti me materiale të ndihmës së shpejtë ishin nisur për në Itali. Më shumë se 300,000 njerëz nga krahina jetojnë dhe punojnë në Itali.
Krizat ose i bëjnë institucionet dhe marrëdhëniet më të forta ose të dobëta. Rreziku politik i kësaj pandemie është që vendet perëndimore po mendojnë se janë të gjithë për veten e tyre. Dhe e vetmja gjë e përbashkët që kanë është në këto momente NATO-ja. (marrë me shkurtime nga CNBC)
*Frederick Kempe është autor best-seller, gazetar me shumë çmime ndërkombëtare dhe president i Këshillit Atlantik, një nga organizatat më me ndikim në SHBA për çështjet globale