Italia është bërë platforma për ekspertizë në Evropë, deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge.
”Kontinenti i Vjetër duhet të mësojë nga qasja e Italisë dhe Bashkimi Evropian duhet të marrë masa më të guximshme”, theksoi ai.
“Të gjitha vendet, pa përjashtim, duhet të ndërmarrin hapat e tyre më të guximshëm për të ndaluar ose ngadalësuar kërcënimin nga virusi” shtoi Kluge.
”Europa është tani epiqendra aktuale e virusit”, theksoi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge.