Aktualitet Shqiptarët janë të papërgjegjshëm! Pamjet e xhiros në Shkodër janë të frikshme...

Shqiptarët janë të papërgjegjshëm! Pamjet e xhiros në Shkodër janë të frikshme (VIDEO)

Është e çuditshme sesi në një kohë të pazakonte e shumë të vështirë, ku lajmet që vijnë sidomos nga Italia e vende të tjera të Europës për viktimat nga koronavirusi, në Shqipëri ka ende shumë qytetarë që veprojnë sikur të ishim në ditë festive.

Pavarësisht masave drastike të qeverisë për kufizimin e lëvizjes me makina por edhe në rrugë, sheshe e parqe, në qytete të ndryshme e vende të ndryshme vihet re një mungesë e madhe përgjegjëshmërie.

Pamjet që Vizion Plus sjell nga Shkodra janë realisht shumë shqetësuese.

Zona tek “Shëtitorja e Molos dhe ura e vjetër e Bunës” ka qenë e mbushur plot pasditen e kësaj të mërkurë.

Qytetarë me familjet e tyre, të moshuar, gra e fëmijë, të gjithë në xhiro sikur të ishte ditë pushimi dhe feste e duke i bërë “karshillëk” një situatë të vështirë që po nis të ndjehet edhe në Shqipëri.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve të spitalit Infektiv për kujdes maksimal nga qytetarët, këta të fundit as që duan t’ia dinë.

Një problem i madh realisht pasi në këtë mënyrë rrezikohet jo vetëm jeta e tyre por mbi të gjitha e atyre që  “e duan jetën” e që qëndrojnë në shtëpi duke iu bindur maksimalisht rregullave të higjienës dhe kufizimit të lëvizjeve.

Është e domosdoshme që qytetarët të ndërgjegjësohen para se situata të precipitojë dhe të shkojë si në Itali ku drama njerëzore vazhdon.