Arabia Saudite vendosi dje që xhamitë nuk do të pranojnë më besimtarë që kryejnë pesë lutjet e zakonshme ditore dhe lutjet javore të premteve, në një masë të jashtëzakonshme që synojnë të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Lutjet gjithashtu do të pezullohen në xhamitë e shenjta në Mekë dhe Medinë, vendet më të shenjta të Islamit, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një vendim të Këshillit Shura, organi më i lartë fetar i Mbretërisë.
Xhamitë do të mbyllin derën përkohësisht, por do të vazhdojnë me ezanet në të cilat njerëzit do të orientohen qqë të kryejnë lutje në shtëpitë e tyre në vend që të vijnë në xhami, njoftoi SPA.
“Institucionet e sigurisë dhe kujdesit shëndetësor kanë vendosur të premten që të ndalojnë lutjet dhe praninë në oborret e Kompleksit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë”, tha një zëdhënës.
Arabia Saudite, me 171 të infektuar por pa raste vdekjesh, ka ndërmarrë masa drastike për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Këto përfshijnë ndërprerjen e ritit të Umra-s, ndalimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljen e shkollave dhe shumicës së institucioneve publike.