Kryesore Lajm i mirë! Shërohen dy pacientët e parë me Covid-19 në Shqipëri

Lajm i mirë! Shërohen dy pacientët e parë me Covid-19 në Shqipëri

Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19. Bëhet fjalë për dy kontakte të pacientit zero, 28-vjeçarit të ardhur nga Firence.

Kështu analizat kanë dalë negative për shtetasin V.Kola, babai i pacientit zero, dhe një kontakt tjetër të këtij pacienti.

“Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë. Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv. Por ju lutem kujdes‼ Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës. Ju lutem qëndroni në shtëpi‼ Nëse keni shenja të sëmundjes“, njoftoi Ministrja Manastirliu.

Lajmi i mirë është përshëndetur dhe nga kryeministri Rama.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: “Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero. Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj”.