Aktualitet Arrestohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës

Arrestohet në sallën e gjyqit prokurori i Gjirokastrës

Një prokuror i Prokurorisë së Gjirokastrës është ndaluar nga policia.

Burime nga qyteti jugor thonë se prokurori është aktualisht në komisariatin e Gjirokastrës, ku po kryhen procedurat dhe verifikimet për një rast hetimi.

Mësohet se bëhet fjalë për Prokurorin Spartak Çoçoli ndërsa burimet thonë se ai është ndaluar në sallën e gjyqit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ende nuk dihet se për çfarë dyshohet. Pritet që në orët në vijim të jepen informacione zyrtare rreth këtij rasti.