Shqiptarët kanë një lidhje të fortë me politikën dhe këtë e tregojnë edhe studimet.
Më e fundit është ajo e realizuar nga Banka Europiane për Rindërtim “Jeta në Tranzicion” ku merret në analizë edhe pjesëmarrja në politikë.
Sipas të dhënave gratë ende kanë pjesëmarrje më të ulët sesa meshkujt.
Në vendet në tranzicion kjo disbalancë është më e madhe. Edhe pse teorikisht të qenit në demokraci duhet të rrisë pjesëmarrjen e grave.
Sipas vrojtimit të BERZH, në Shqipëri, pjesëmarrja e grave në parti politike llogaritet në rreth 15%, ndërsa meshkujt në rreth 26%.
Vendi ynë renditet pas Uzbekistanit, Mongolisë, Taxhikistanit etj., por lë pas fqinjët, përfshi këtu edhe Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë, Kroacinë, etj.
Megjithatë vende të tilla si Serbia, Sllovenia e Maqedonia kanë një përqindje të lartë të grave në parlament që varion nga 33-37%.
Më e ndjeshme hendeku gjinor është në vendet e rajonit të Europës Juglindore. Në Shqipëri diferenca mes meshkujve dhe femrave në politikë është rreth 10 pikë përqindje, ndërsa në Greqi, Mal të Zi e Rumani është më e vogël.
Por, vrojtimi thekson se në rajone të ndryshme është më e madhe përfshirja e grave si vullnetare në organizata të ndryshme, si në Bjellorusi, Bullgari, Kroaci, Lituani, Letoni, Serbi, Turqi etj.
Kjo tregon se gratë preferojnë më shumë që të angazhohen në nivel lokal dhe më së shumti në shoqëri civile dhe OJF./Monitor