Një prift ortodoks u arrestua në Greqi të shtunën pasi mbajti meshë në një kishë, duke shkelur urdhrin e dhënë nga qeveria, e cila pezulloi edhe grumbullimet fetare të njerëzve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.
Mesha u mbajt të premten në mbrëmje, përpara festimeve të Pashkëve Ortodokse që fillojnë më 19 prill, duke cituar burime të policisë. Prifti u mor në pyetje nga policia dhe pastaj u la i lirë pasi iu kërkua të zbatonte masat e vëna nga qeveria greke dhe Kisha e Greqisë në mes të krizës së koronavirusit.
Që nga vdekja e parë e COVID-19 në Greqi më 12 Mars, qeveria greke miratoi një sërë masash të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit, duke mbyllur shkollat, bizneset dhe vendet publike dhe ndalimoi tubimeve publike të më shumë se 10 personave.
Greqia ka pasur 13 vdekje dhe 530 raste të koronavirusit