Bota Macron kërcënon Johnson me mbyllje kufiri nëse nuk merr masa më të...

Macron kërcënon Johnson me mbyllje kufiri nëse nuk merr masa më të rrepta

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërcënuar kryeministrin britanik, Boris Johnson se do ta mbyllë kufirin me Britaninë e Madhe nëse nuk ndërmerren masa më të rrepta në parandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Boris Johnson ka urdhëruar mbrëmë mbylljen e bareve, restoranteve, teatrove, kinemave dhe qendrave fitnes me qëllim të ngadalësojë përhapjen e virusit.

Burime pranë kabinetit të presidentit francez, theksojnë se ky vendim i Johnson erdhi pasi dje Macron i ka dhënë ultimatum se në të kundërtën nuk do të lejojë hyrje të shtetasve britanikë në Francë.