Sport Zyrtare, UEFA shtyn finalet e Champions dhe Europa League

Zyrtare, UEFA shtyn finalet e Champions dhe Europa League

Lajmi qarkullonte prej kohësh, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. UEFA konfirmoi se për shkak te emergjencës së koronavirus, finalet e turneve më të rëndësishëm evropianë do të shtyhen. Prej pandemisë COVID-19, “Kontinenti i Vjetër” është paralizuar plotësisht dhe futbolli nuk bën përjashtim.

Kjo është arsyeja përse konfederata evropiane e futbollit formalizoi shtyrjen e finaleve të turneve për klube, të programuara të luheshin në maj 2020. Aty bëjnë pjesë finalja e Champions për femra, sfida për trofeun e Europa League dhe finalja e Champions League, e cila ishte parashikuar më 30 maj në stadiumin Ataturk të Stambollit.

Për sa i takon datave të reja është ende herët për të folur, me UEFA që njoftoi se grupet e punës të krijuara menjëherë pas bisedës me 55 federatat anëtare, kanë nisur të analizojnë alternativat që janë në dispozicion.