Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e plotë të tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti.
Kjo bëhet e ditur në një deklaratë te përbashkët të lëshuar për media nga zëvendës zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, dhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kancelarja gjermane e përkrah dialogun e drejtuar nga BE-ja me synim mënjanimin e të gjitha barrierave jotarifore tregtare midis Serbisë dhe Kosovës”. Merkel dhe Kurti kanë qenë të dy të mendimit se në raportin mes Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë hapa prapa.
Kancelarja gjermane dhe kryeministri i Kosovës janë shprehur për një vazhdim së afërmi nga ana e qeverise se Kosovës të dialogut të normalizimit. Synimi i dialogut duhet të jetë një, marrëveshje juridike detyruese për normalizimin e plotë të raportit mes Kosovës dhe Serbisë që do t’i shpërbejë popullsisë së të dy vendeve, thuhet në deklaratë. /DW