Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv me koronavirusin e ri, Covid-19, ditën e sotme pas kryerjes së analizës, konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu.
“Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkroi ministrja në Facebook.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Brataj është një prej 19 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ditën e sotme.