Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se shteti shqiptar i ka kërkuar ndihmë për mjekë Kinës, si një vend me eksperiencë që mund të na ndihmojë vendin në këtë periudhë të vështirë.
“Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë”, tha Rakacolli.
23 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, e ndërsa hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Kruja me një rast.
Në total nga 1041 të realizuara që kur është konfirmuar pacienti zero, kanë rezultuar pozitiv 146 qytetarë, 5 prej të cilëve kanë humbur jetën.