Një mjek i qytetit të Durrësit i konfirmuar më parë me koronavirus është shëruar nga sëmundja. Lajmin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ajo thotë se mjeku infeksionist i spitalit të Durrësit ka rezultuar i shëruar pas testeve konfirmuese.
“Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha”, shkruan në Facebook ministrja.
Deri më tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë mes tyre edhe mjekë dhe infermierë, të cilët janë shumë të rëndësishëm në luftën përballë COVID-19.
Ndërkohë shënohen 5 të vdekur ndërsa 4 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 3 prej tyre ndodhen në terapi intensive të intubuar.