Një britanik i është lutur bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë në banesa dhe t’i binden rregullave të “distancimit social”, pasi nëna e tij 87-vjeçare humbi jetën nga koronavorusi sepse u infektua kur shkoi në supermarket.
Tani në ishull është rritur frika se pikërisht supermarketet mund të kthehen në vendet ku COVID-19 të përhapet pasivisht e ku të infektohen me mijëra persona.
Këtë mëngjes, shumë blerës u panë ngjitur me njëri-tjetrin në supermarkete të ndryshme në të gjithë vendin, duke injoruar rregullat e vendosura nga qeveria.
E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, ku blerësit, njësoj si në Britani injorojnë rregullat.
Ndërsa blerjet vazhdojnë të jenë të shumta, duket se britanikët nuk shqetësohen nga fakti se mund të infektojnë persona të tjerë duke i prekur.
Jeff Howes, 58 vjeç, nga Coventry, tregoi se e ëma u infektua me COVID-19 dhe vdiq ndërsa bleu në njërin nga pikat e “Asda-s”.
87-vjeçarja dilte nga banesa vetëm një orë në të gjithë javën, e prapë u infektua.