Extra Patriarku i Kishës Ortodokse: Koronavirusi erdhi për shkak të homoseksualëve

Patriarku i Kishës Ortodokse: Koronavirusi erdhi për shkak të homoseksualëve

Patriarku i Kishës Ortodokse të Ukrainës, Filaret është shprehur se koronavirusi erdhi për shkak të homoseksualëve për të ndëshkuar të gjitha komunitetet LGBT dhe prirjet libertine që lejuan martesat të së njëjtës gjini.

Për një gjë të tillë Filaret është i bindur, i cili, në një fjalim publik, akuzoi homoseksualët se kanë shkaktuar pandeminë, e cila erdhi si ndëshkim hyjnor për shkak të martesave gay.

Një akuzë kjo e kryepeshkopit të Ukrainës, që vjen pas asaj të pastorit amerikan Rick Wiles dhe rabinit izraelit Rabbi Mazuz Mei, të cilët përdorën këtë krizë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19, për të dënuar homoseksualët dhe për t’i fajësuar ata për përhapjen e Covid-19, në pjesën më të madhe të botës.

Filaret tha para besimtarëve se bashkimi i personave i të njëjtit seks është kundra natyrës, duke i ftuar ata të thërrasin se “Zoti i dogji Sodomën dhe Gomorën”.

Gjithashtu, ai foli për bashkimin dhe ndalesat në kohën e koronavirusit.

Sipas tij, besimtarët kanë të gjithë të drejtën, madje edhe gjatë karantinës të komunikojnë me njëri-tjetrin, pasi forca e Zotit nuk mund ta lejonte infektimin e tyre