Koronavirusi përpos viktimave dhe të infektuarve, ka regjistruar dhe shumë situate komike, e fundit, na vjen nga Britania e Madhe. Kryeministri Boris Johnson, së fundmi ka dhënë urdhër që qytetarët të izolohen në shtëpi dhe të dalin në orare të caktuara, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.
Një grua, e cila ka ndjekur me “fanatizëm” këshillat e qeverisë për distancim social, ka dalë për të blerë ushqime e mbuluar me një top të madh mbrojtës.
Sapo mbërrin në supermarket, një punonjës i ofron ndihmë, por nga kërkesat e saj të shumta, duket se në fund i humbet durimi. Më pas, një tjetër punonjëse, i kërkon gruas që të dalë nga ambientet e godinës.