Kryeministri britanik Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Në një video të postuar në Twitter, Kryeministri konfirmoi se ai kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.
Ai shkroi: “Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video konferencës, ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë. #stayhomesavelives”