Në Singapor, një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë, të ulesh ose të qëndrosh shumë pranë një personi tjetër tani është një krim i dënueshëm deri në gjashtë muaj burg ose me 7 000 dollarë gjobë, shkruan revista “Time”.
Ligjet e reja hynë sot në fuqi, ndërsa Singapori ndërmori masa drastike në përpjekjet për të frenuar përhapjen e COVID-19, mes rritjes së rasteve të reja të lidhura me udhëtarët që kanë ardhur nga pjesë të tjera të botës.
Kushdo që ulet me dashje më pak se një metër larg nga një personi tjetër në një vend publik ose që qëndron më pak se një metër larg nga një person tjetër në radhë, do të jetë fajtor për një shkelje, sipas rregullave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë.
Masat, që pritet të zgjasin deri në 30 prill, vlejnë për biznesin dhe individët.
Zyrtarët konfirmuan dje 52 raste të reja me koronavirus. Nga ata, 28 ishin raste të importuara, shumë prej të cilëve kishin histori udhëtimi në Europë, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të Azisë.