Një çift në Leeds mund të konsiderohet me të vërtetë i pafat, pasi anuloi sërish ceremoninë e planifikuar martesore.
Gemma Turpin dhe Jake Moss kishin caktuar datën 24 prill për t’u martuar, siç raporton Yorkshire Evening Post, por u detyruan ta anulojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Dhe kjo nuk është hera e parë për ta. Ata kishin planifikuar të martoheshin më parë në vitin 2017, e cila u anulua pasi djali i tyre 10 vjeçar u sëmur me pneumoni.
Tashmë çifti që jeton së bashku prej 14 vitesh po mendon një ceremoni të tretë martesore në 2021 me shpresën se këtë herë do të jetë pikërisht ajo që thuhet “e treta e vërteta”.