Kanadaja reagoi ashpër pas propozimit të SHBA-së për të vendosur trupa përgjatë kufirit të tyre të pambrojtur, për të penguar përhapjen e koronavirusit, duke thënë se kjo ide ishte e panevojshme dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“The Wall Street Journal” raportoi një ditë më parë se Uashingtoni ka nisur të mendojë një lëvizje të tillë, duke cituar një zyrtar të lartë që nuk dëshiron të identifikohet.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga zyra e kryeministrit Trudeau, e cila reagoi përmes zv/kryeministres, Chrystia Freeland. Ajo tha se qeveria liberale nuk ka kohë të mendojë një plan për të dërguar qindra trupa në kufi për të rritur sigurinë.
“Kanadaja e kundërshton shumë fort këtë propozim të Shteteve të Bashkuara dhe e ka bërë shumë të qartë se ky është një hap i panevojshëm, të cilin ne do ta konsiderojmë si dëmtues të marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh Freeland në një konferencë për shtyp.
“Situata në të cilën ndodhet Shëndeti Publik nuk ka nevojë për një operacion të tillë”, shtoi zv/kryeministrja.