30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19.
Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qëndrojnë për një muaj.
Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës.
Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.
Ndërkohë, është zbardhur edhe vendimi për dërgimin e 30 mjekëve shqiptare në Bergamo, si solidaritet me Italinë në luftën me koronavirusin.
Vendimi i qeverisë është botuar tashme në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se pagesa e mjekëve do të bëhet nga buxheti i shtetit shqiptar.