Aktualitet Mjekja shqiptare që shkoi në Itali: Pse e morëm këtë vendim

Mjekja shqiptare që shkoi në Itali: Pse e morëm këtë vendim

“Më pëlqeu nisma e Qeverisë për t’i dhënë këtë ndihmë modeste shtetit fqinj. Italia na ka përkrahur gjithmonë dhe jam e sigurt se pasi ta kalojnë këtë situatë, do jenë ata që do vijnë të na ndihmojnë”.

Kështu është shprehur për TVT.al Alma Neço, mjeke anesteziste nga Tirana që bën pjesë në grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur në Breshia, ku do të kryejnë shërbimin në spitalin e qytetit për koronavirusin.

“Në Shqipëri numri i të prekurve, sidomos atyre kritikë po shtohet nga dita në ditë dhe pavarësisht eksperiencës së shërbimit tonë, kjo situatë e paprecedentë na ka gjetur jo mjaftueshëm të përgatitur”, thekson ajo.

Neço mendon se kjo situatë mund të zgjasë shumë në Shqipëri dhe duke shpresuar se do jenë mirë më shëndet, do kthehen në frontin e luftës, duke kompensuar ditët e mungesës.

“Italia, tashmë më e vjetër në këtë zanat mund të na mësojë shumë. Mendoj se kjo eksperiencë në Itali do na shërbejë neve si profesionistë, por edhe shërbimit tonë, me të cilin do jemi gjithë kohës në kontakt për të dhënë ide si mund të organizohemi më mirë për të shpëtuar sa më shumë jetë”, tha ajo.

Neço, thotë se me eksperiencën që mund të marrin në frontin e parë të luftës në Itali, do jenë nesër për vendin e tyre, Shqipëri, një vektor shumë i mirë mes dy sistemeve spitalore.