Mjekët janë të ndarë sa i takon përdorimit të maskave nga popullata si masë mbrojtëse kundër infektimit nga COVID 19.
Për Detina Zallin, pedagoge në Universitetin e Oksfordit thotë se përdorimi i tyre është i domosdoshëm nisur nga studimi se virusi qëndron në ajër deri në 3 orë.
Zalli: Ditët e fundit ka pasur mesazhe të përziera gjatë ditëve të fundit. Por dua të theksoj se përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë, studimet kanë treguar qartë se personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë. Mbajtja e maskës nuk do të thotë se nuk infektohesh nga virusi, por shanset janë 5 herë më të vogla në krahasim me personat e tjerë që nuk i përdorin.
Në një lidhje me skype për Ora News, Zalli hedh poshtë edhe mitin se i nxehti largon virusin.
Zalli: Nga provat e deritanishme virusi COVID 19 mund të transmetohet në të gjitha zonat, qoftë ato të nxehta apo të lagështa.
Edhe për vaksinën e turbekulozit ajo thotë se nuk ka prova klinike që mund të ndihmojë kundër COVID 19.
Zalli: Duke mos bërë prova asnjë gjë nuk është e sigurt. Jemi në një situatë ku po provojmë çdo gjë dhe nuk kemi një ilaç apo vaksinë efektive për momentin ndërkohë që kemi shumë të infektuar nga COVID 19.