Histori Pse qeveria mbretërore e Zogut shkarkoi gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit

Pse qeveria mbretërore e Zogut shkarkoi gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 9  marsit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkarkimin asokohe të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Revokimi i dhjetë gjyqtarëve

Na shkruajnë nga Tirana:

Zyra e shtypit shqiptar komunikon shkresën në vijim:

“Qeveria mbretërore, pasi konstatoi se sjellja e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit ishte e papajtueshme me misionin e tyre të lartë dhe se mosmarrëveshja midis anëtarëve minonte prestigjin e Gjykatës, deklaroi se gjyqtarët nuk mund të mbaheshin në funksionet e tyre.

Qeveria mbretërore, duke pasur si qëllim pastrimin e Gjykatës së Kasacionit dhe e bazuar në ligjet në fuqi, vendosi të shkarkojë të dhjetë anëtarët e saj.

Vendimi iu komunikua të interesuarve nga Ministria e Drejtësisë.

Pas disa ditësh, qeveria do të emërojë gjyqtarë të rinj që paraqesin të gjitha garancitë e nevojshme për misionin e tyre të lartë.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania