Djali i deputetes Antoneta Dhima është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputetja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Postimi:
E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. 🙏🏾
Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.👩⚕️🤝👨⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. 💪
Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë. 🙏🏾
Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. 🙏🏾
Qofshi të bekuar të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. 🧑⚕️🤝👨⚕️
Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. 😊
Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju. 🏘 🤝
Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.🤝