Extra Koronavirusi, Rusia ndalon martesat dhe divorcet: Duroni tre muaj

Koronavirusi, Rusia ndalon martesat dhe divorcet: Duroni tre muaj

Çiftet në Rusi, që vendosin që t’i japin fund martesës, do duhet që të presin për disa muaj derisa të kenë mundësinë që të ndahen. Kjo për shkak se masat e reja të marra nga qeveria për të mbajtur nën kontroll epideminë e koronavirusit.

Ministria ruse e Drejtësisë njoftoi autoritetet rajonale se tashmë duhet që të ndalonin së regjistruari martesa apo divorce deri në 1 qershor. Rusia ka një shkallë të madhe të ndarjeve mes çifteve, konkretisht rreth 60 për qind të martesave në vend përfundojnë në divorc.

Po ashtu specifikohet se në raste të jashtëzakonshme, dasmat do të autorizohen, por ceremonia do të jetë pa të ftuar. Kryeministri i vendit Mikhail Mishustin sugjeroi të hënën që i gjithë vendi të futet në karantinë pas vendosjes së izolimit në dy qytetet më të mëdha, Moskë edhe Shën Petersburgu.

Në këto dy qytete, banorët kanë marrë urdhër që të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.

Deri më tani, Rusia numëron 2,777 të infektuar me koronavirus si dhe 24 viktima.