Ka shkuar në 2352 numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, me 563 persona që ndërruan jetën si pasojë e virusit të ri vetëm në 24 orët e fundit.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë gjithashtu raporton se rritje ka pasur dhe numri i personave të rinj të infektuar, të cilët u shtuan me mbi 4 mijë nga dita e mëparshme duke e çuar numrin total në 29 mijë.
Me shtimin e rasteve të të prekurve dhe viktimave nga pandemia e koronavirusit, autoritetet në Britani po mendojnë që të shtojnë testimet mes popullatës. Deri tani në shtetin ishullor janë testuar mbi 150 mijë persona.
Sekretari i Biznesit, Alok Sharma deklaroi se aktualisht në vend po testohen 10 mijë persona në vend dhe pritet që ky numër të rritet në ditët në vijim.
Sharma bëri thirrje drejtuar bankave dhe iu kërkoi atyre që të mos iu mohojnë ndihmën bizneseve që po hasin vështirësi për shkak të koronavirusit.
Në spitalet Britanisë ndodhen mbi 10 mijë persona të shtruar dhe pjesa më e madhe janë në Londër dhe West Midlands.