Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi megjithëse diskret ka dhënë disa detaje të reja sot në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.
Ai nuk i dha meritat policisë por tha se sot u vetëdorëzua. I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë.
“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.