Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të rritet në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 27 raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitivë 304 raste në total.
Mosha mesatare e rasteve pozitive është 50 vjeç.
Në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” janë shtruar në total 81 pacientë sipas ministrisë së Shëndetësisë.
Sot u njoftua gjithashtu se spitali Covid 2 ose “Shefqet Ndroqi” do të ndjekë rastet më të rënda me insufiçencë respiratore nga Covid-19, prandaj atje janë transportuar këtë të premte disa pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit Shkodra ka pasur numrin më të lartë të të infektuarve, 12 raste.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.