Gazetari Artan Hoxha i cili ka intervistuar ekskluzivisht Klement Balilin është shprehur se ai i ka rrëfyer gjatë intervistës që ka qëndruar në qytetet e vendit tonë dhe në vendet të populluara.
“Kam qëndruar aty ku nuk ja u priste mendja, në zonat më të populluara”, ka thënë Balili për Hoxhën.
Sipas Hoxhës edhe pse ka pasur mbi 100 trupa policore Balili nuk është kapur derisa u dorëzua vetë.
”Balili nuk është kapur edhe pse ndodhej në një lokal shumë afër”.