Kryesore Flet Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani (VIDEO) 

Flet Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani (VIDEO) 

Emisionin “Opinion” ka publikuar sonte një fragment nga intervista e Klement Balili për gazetarin Artan Hoxha.

Balili thptë se ka vendosur të vetëdorëzohet në këtë moment, pasi dosja e ardhur nga Greqia i është dhënë drejtësisë shqiptare.

“Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura që të më çonte në gjykatë dhe unë të përballesha me drejtësinë.

Unë vendosa të dorëzohesha në këto momente, pasi nga avokati më erdhi informacioni se dosja ka ardhur për t’u gjykuar. Çështja ime i kaloi drejtësisë shqiptare dhe unë e kam deponuar edhe vetë më përpara se do të dorëzohesha.

Nga ky moment që dosja i kaloi drejtësisë shqiptare, unë jam i gatshëm të përballëm”, tha Balili.

Edhe gazetari Artan Hoxha, tha gjatë emisionit, se mësoi nga Prokuroria se në datën 10-të se dosja e ardhur nga Greqia ishte përkthyer. Në datën 12, prokuroria lajmëron avokatin mbrojtës, ish-prokurorin Theodhori Sollaku.

Ky i fundit vë në dijeni menjëherë të vëllanë e Klement Balilit dhe i tregon se dosja e ardhur nga Greqia është përkthyer.