Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për “Zonë e Lirë”, skenarin katastrofik të Shqipërisë nëse nuk do të ishin marrë masa për parandalimin e virusit.
Sipas Ramës nëse nuk do ishin marrë dhe zbatuar masat, Shqipëria do të numëronte 18 mijë të vdekur nga Covid-19.
“Po të mos ishim mbrojtur, do ishin zënë rrugët nga të vdekurit sot, nuk është fantazi kjo. Projeksioni katastrofik i Shqipëri pa mbrojtje, është 18 mijë të vdekur”, tha Rama.