Aktualitet Pozitive me koronavirus edhe gruaja e kasapit në Elbasan

Pozitive me koronavirus edhe gruaja e kasapit në Elbasan

Pas rastit të një 59-vjeçari në Elbasan, i cili u konfirmua me koronavirus, janë testuar edhe pesë pjesëtarë të tjerë të familjes. Nga këto raste të marra gjatë ditës së shtunë, vetëm njëri ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, e prekur është bashkëshortja e 59-vjeçarit që punonte si kasap.

Në total, numri i të infektuarve me koronavirus në Elbasan ka shkuar në 10. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë informoi këtë të diel se në Shqipëri janë 361 të infektuar dhe 20 viktima.