Aktualitet Katër rastet e reja në Shkodër në lidhje me të mëparshmit, vatër...

Katër rastet e reja në Shkodër në lidhje me të mëparshmit, vatër e re koronavirusi në Durrës

Në Shkodër ditën e sotme janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus duke e çuar në 38 numrin total të personave pozitiv në këtë qark. Mësohet se ditën e djeshme në Shkodër janë bërë gjithsej 15 testime, nga të cilat katër rezultuan pozitiv.

Të katër rastet kanë të bëjnë me familjet e atyre që rezultuan pozitiv para tre ditëve. Sakaq fatmirësisht raportohet se katër të infektuarit e ditës së sotme janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vatër e re koronavirusi në Durrës

Në 24 orët e fundit në Durrës u regjistruan 3 raste të reja me koronavirus. Një rast është një 73-vjeçar që kishte lidhje me 78-vjeçarin që humbi jetën para 3 ditëve, rasti i dytë është një 69-vjeçare. Kjo e fundit është vatër e re. Ndërsa rasti i tretë ka lidhje me rastet e kaluara.