Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është shtruar në spital ditën e sotme, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Një zëdhënëse e kryeministrit tha se Johnson “vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit”, përfshi edhe temperaturë të lartë.
Zëdhënësja tha se shtrimi i tij në spital është një “hap paraprak” i ndërmarrë pas këshillimit me mjekët.
Kryeministri mbetet përgjegjës për qeverinë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin këshillat për distancimin shoqëror.
“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është shtruar në spital për teste,” tha zëdhënësja e Johnson.
“Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vijon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin”.
Zëdhënjësja shtoi: “Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”