Nga Dr. Kristal Hykaj
U ngacmova për të shkruar mbi këtë temë mbi teoritë konspirative që po qarkullojnë sot në shumë prej portaleve ndërkombëtare. Secila prej këtyre teorive jep një nënshtetësi të caktuar bazuar në fakte hipotetike, por dakordëson në pikën që impakti ekonomik për të gjitha shtetet e botës do të jetë katastrofal. Ka një ndarje midis këtyre teorive nëse këtij virusi do ti japim një pasaportë amerikane apo kineze. Por cilat janë këto teori, pse na duhet tashmë një nënshtetësi për këtë virus dhe cili është ndikimi i tij në tregun shqiptar?
Ajo që nisi si teori e parë ishte teoria e goditjes së “Rrugës së Mëndafshit”, nocion i cili ka ekzistuar që prej viteve 1200, që sillte mëndafshin nga Kina, nëpërmjet Iranit dhe furnizonte Europën nëpërmjet Italisë. Teori e cila ka pjesën e vetë të realitetit pasi po të shikojmë sot ndër tre shtetet më të goditura janë pikërisht këto të treja. Teoria e dytë që ekziston është se ky është një bast midis bursave më të mëdha financiare të cilat kërkonin një krizë në 2020 dhe kjo krizë, ngaqë nuk po vinte nga tregu, duhej një faktor artificial. Nje tjetër teori që qarkullon është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e donin më Kinën si pjesë te G5 dhe duhej një factor I jashtëm për ta nxjerrë nga ky grup. Të gjitha këto fakte I japin një pashaportë amerikane, por me hovin që ka marr këto ditë në tregun amerikan, kjo hipotezë tashmë bie poshtë.
Në anën tjetër kemi një treg si Kina, ku ishte gjeneza e parë e këtij virusi. Sot ekonomia kineze konsiderohet e paralizuar dhe monedha kineze po zhvlerësohet dita ditës. Gjithmonë në kuadrin e konspiracionit, por tashmë veprimet e ekonomisë kineze bëjnë që të largohemi nga hipoteza se ky virus ka pasaportë amerikane. Në një krizë të tillë ekonomike, ku e gjithë bota flet për ndërhyrje qeveritare për të shpëtuar ekonominë, Kina po blen aksione të kompanive europiane dhe amerikane me çmim shumë të ulët. Sot ata zotërojnë 30% të këtyre kompanive dhe nga ky fakt ata janë zotëruesit më të mëdhenj të thesarit amerikan.
Personalisht mendoj se ky është një virus i lindur në tregun kinez duke u bazuar në faktet e mëposhtme, në ndryshim me teoritë konspirative të sipërpërmendura. Dy prej aleateve më të afërta të Kinës, Rusia dhe Korea e Veriut kanë raste minimalë ose dhe zero deklarime me Covid 19. Si ka mundësi që u prekën shumë qytete të Kinës, por nuk kemi asnjë të prekur zyrtarisht në Pekin? Dhe më e çuditshmja në kulmin e epidemisë, Wuhan, epiqendra e epidemisë, vizitohet nga Presidenti Xi Jinping, i veshur vetëm më një maske dhe doreza kineze( implikim cilësie). Tashmë mund të themi që kjo luftë ekonomikisht po fitohet nga Kina, e cila po del e fituar ndaj Amerikës së Madhe. Ndaj kjo hipotezë është më e besueshme dhe faktet tregojnë që kësaj pandemie tashmë duhet ti dorëzohet pasaporta kineze.
Padyshim nuk mund të rrinte pa u prekur dhe tregu shqiptar i cili në afat gjatë do ketë shumë implikime ekonomike. Ndër masat e menjëhershme që u morën në tregun shqiptar ishte garantimi i kredive të biznesit nga shteti si dorëzan, masë që më shumë do të ndihmojë bankat në zbrazjen e llogarive te tyre, duke dhënë një kredi pothuajse me risk zero.
*Pedagog, Ekspert ekonomie