Për fat të keq, të vdekurit janë ende shumë: 604, por rritet numri i të shëruarve: 1555. Bie ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja. Të dhënat e ditëve të ardhshme do të tregojnë nëse ka nisur realisht zbritja.
Më në fund, të dhënat në Itali tregojnë një rënie të pikut të koronavirusit, edhe pse të vdekurit janë më shumë se 600. Por janë në rënie rastet e reja, numri i personave aktualisht të sëmurë dhe i atyre që janë shtruar, si edhe ata në terapitë intensive dhe jashtë terapive intensive, ndërsa spitalet po marrin frymë.
Të dhënat e buletinit ditor të Mbrojtjes flasin për 3792 persona që janë shtruar në terapitë intensive, 106 më pak. Janë shtruar 28.718 persona me simptoma, 258 më pak se dje.
Por është i lartë numri i viktimave. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 604 persona (dje ishin 636), duke arritur në një total prej 17.127 viktimash,
Të shëruarit arrijnë në kuotën, me një rritje prej 1555 në 24 orë (dhe ishin deklaruar të shëruar 1022 persona).
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin nga fillimi i epidemisë janë 135.586. Edhe rastet e reja janë në rënie. Në 24 orët e fundit janë prekur i 3039 persona (dje ishin 3598), numri më i ulët që nga 13 marsin, por me më shumë tamponë në krahasim me atë datë.
Giovanni Rezza, thotë “më në fund po shikohet zbritja, pasi rastet e reja kanë pësuar rënie, por duhet të presim edhe disa ditë për të marrë frymë të çliruar”.