Kina i jep fund zyrtarisht izolimit të qytetit të Wuhan që ishte në fuqi që prej 23 janarit në përpjekjet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Qyteti i provincës së Hubeit, vend ku ishte edhe epiqendra e shpërthimit të pandemisë, ishte bllokuar me të gjithë krahinën duke përfshirë në regjim të fortë 60 milion njerëz.
Nga ora 18.00 e ditës së sotme është hequr ndalimi: makinat janë rikthyer në rrugë, dhe pasagjerët kanë hipur në trena.
Që nga 23 janar, banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat e njerëzve ishin të ngazëllyer, ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin, raporton AFP.
“Jam mbyllur në burg për 77 ditë“, tha një burrë, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar.
Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend. aktualisht.