Bota Makth në Francë, kalon shifrën e 10 mijë viktimave

Makth në Francë, kalon shifrën e 10 mijë viktimave

Kur mendohej se dita e djeshme me 833 të vdekur do të ishte një rekord i trishtë për Francën, sot vendi europian përjeton një makth të papritur, duke dyfishuar praktikisht  numrin e viktimave me COVID-19.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë qenë 1417 të vdekurit, ku 607 kanë ndërruar jetë në spital dhe rreth 820 në azilet e shumta, që përbëjnë një nga pikat kritike të situatës në Francë.

Shifrat e sotme tejkalojnë edhe shifrat e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së fundit, duke e renditur në majë të vdekjeve në planet.

Franca ka kaluar edhe shifrën e 10 mijë viktimave, dhe trendi në rritje nuk duket se ka kapur ende pikun, si në Itali dhe Spanjë.

Të prekurit francezë nga COVID-19 në total arrijnë në 109 mijë.