Numër i paprecedentë tamponësh: kurrë kaq pak raste, mbi 51 tamponë të bërë, vetëm 7,4% kanë rezultuar pozitivë. Duket përhapja e virusit ka nisur të bjerë.
Edhe të dhënat e ditës së sotme, 8 prill, konfirmojnë trendin pozitiv të ditëve të fundit: ulet numri i të shtruarve, edhe ata në terapitë intensive, për të pestën ditë radhazi. Rritet në mënyrë të pastër numri i të shëruarve, 2.099 në një ditë (numër rekord), bie edhe numri të prekurve të rinj në raport me numrin e tamponëve.
Të dhënat buletinit ditor të Mbrojtjes Civile flasin për 1195 rastesh të reja që i janë shtuar totalit të listës së të sëmurëve,
Sot janë shtruar në terapitë intensive 3693 persona, 99 më pak se dje. Janë shtruar simptoma 28485 persona, 233 më pak se dje.
Qëndron i lartë numri i viktimave, që megjithatë konfirmon një ngadalësim. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 542 persona (dje viktimat ishin 604), duke arritur në një total prej 17669 të vdekurish.
Edhe të shëruarit qëndrojnë në të njëjtat nivele, duke arritur kuotën e 26491 të shëruarve, me një rritje 2099 personash në 24 orët e fundit (dje ishin deklaruar të shëruar 1555 persona).
Numri i tamponëve të bërë sot ishte 51.680, më i larti që nga nisja e krizës. Si pasojë, raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të prekura është 1 i sëmurë për 13,5 tamponë të bëra, 7,4%. Kuota më e vogël që nga fillimi i epidemisë, që konfirmon se përhapja e virusit ka nisur të bjerë.