Fjalimi i një gazetareje të BBC është bërë viral në rrjetet sociale. Emily Maitlis iu drejtua shikuesve të BBC me fjalë të thjeshta, që kanë bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ajo tha se nuk qëndron pretendimi se koronavirusi godet njësoj të pasurit dhe të varfrit. Maitlis tha se koronavirusi nuk është një nivelues i shkëlqyer, siç pretendojnë disa, por se godet më shumë të varfrit dhe ata që janë në vijën e parë të luftës.
“Mirëmbrëma.
Gjuha rreth Covid-19 ndonjëherë duket e shëmtuar dhe mashtruese. Ju nuk do i mbijetoni sëmundjes përmes forcës dhe fuqisë së karakterit, çfarëdo që të thonë kolegët e kryeministrit.
Dhe sëmundja nuk është një niveluese e mirë, pasojat e së cilës do i vuajnë të gjithë njësoj, të pasur dhe të varfër. Ky është një mit që duhet zhbërë.
Ata që janë në vijën e parë të frontit- drejtuesit e autobusëve, punonjësit e supermarketeve, infermierët, punonjësit e azileve, stafi i spitalit, shitësit në dyqane, rojet- janë në mënyrë disproporcionale edhe anëtarët me pagë më të ulët të forcës sonë të punës.
Ata kanë më shumë të ngjarë që të infektohen sepse janë më të ekspozuar. Ata që jetojnë në pallate dhe apartamente më të vogla do e kenë më të vështirë izolimin. Ata që janë në punë manuale, do e kenë më të vështirë të punojnë nga shtëpia.
Kjo është një çështje shëndetësore me pasoja të mëdha për mirëqenien sociale dhe është një çështje me pasoja të mëdha për shëndetin publik.
Sot, teksa Franca hyn në recesion dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pandemia mund të provokojë rënie të thellë ekonomike në jetën tonë, ne pyesim se çfarë zgjidhje sociale do të ofrohet për të ndaluar pabarazinë që të thellohet më shumë”.
Emily @maitlis summing up our current situation perfectly pic.twitter.com/6MzcSAAsuo
— Tim Burgess (@Tim_Burgess) April 9, 2020