Agjencia ruse hapësinore, Roscosmos, ka akuzuar Donald Trump për krijimin e një baze për të marrë përsipër “pushtimin” e planetëve të tjerë duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kërkimet minerale në hapësirë. Urdhri ekzekutiv, për të cilin Roscosmos thotë se cenon fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në hapësirë, u nënshkrua të hënën.
Moska deklaroi tha se Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë fillimisht deklarata të përbashkëta dhe marrëveshje bilaterale dhe shumëpalëshe me shtetet e huaja në lidhje me përdorimin e burimeve hapësinore, pastaj të nisin misione.
Por sipas urdhrit të nënshkruar nga Trump, kërkohet që qytetarët amerikanë duhet të kenë të drejtë të përfshihen në një aktivitet të tillë. “Hapësira e jashtme është një fushë unike juridikisht dhe fizikisht e veprimtarisë njerëzore, dhe Shtetet e Bashkuara nuk e shohin atë si një bashkësi globale”, thuhet në urdhrin e Trump.
Por sipas agjencisë ruse hapësirës urdhri i bëri Shtetet e Bashkuara bie në kundërshtim me nocionin që hapësira i përket tërë njerëzimit.
“Përpjekjet për të pronësuar hapësirën e jashtme dhe planet agresive për të kapur në territoret e planetëve të tjerë nuk na vendosin në kursin për bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivele të ulëta pas Luftës së Ftohtë, por bashkëpunimi në hapësirë ka vazhduar pavarësisht një sërë dallimesh mbi një sërë çështjesh, duke filluar nga Ukraina deri tek akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “çdo lloj përpjekje për të privatizuar hapësirën në një formë ose në një tjetër, do të ishte e papranueshme”.